Treni godet një furgon në Kumanovë, dy të plagosur


Dy persona janë lënduar mëngjesin e djeshëm pasi një tren që qarkullonte në linjën Shkup – Tabanovc ka përplasur një furgon në vendkalimin hekurudhor në fshatin Llopatë të Kumanovës.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 05:50, kur një tren ka goditur një furgon pasagjerësh. Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është dëmtuar vetëm furgoni, ndërsa në hekurudhë nuk ka pasur dëme materiale”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK) Kumanovë.

Rrjeti hekurudhor është normalizuar në orën 09:45 dhe po funksionon rregullisht dhe pa ndalesa.

Baby Boo