A e ka lënë muzikën Unikkatili?


Përkundër mungesës së projekteve, këngët e tij të vjetra vazhdojnë të dëgjohen ende.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil, i cili jeton dhe vepron në Amerikë.
Unikkatili përkundër popullaritetit të madh që gëzon në trojët shqiptarë dhe jashtë saj ai ka 2 vite që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e fundit e që e ka lansuar Unikkatil është me 21 korriik të vitit 2019 “Shqiptar” që ishte në bashkëpunim me Mozzikin.
Kurse, projekti i fundit i tij ishte me 31 korrik të vitit 2018 “Ça jon” në bashkëpunim me Klepton
Vitin e kaluar, me 21 prill, me anë të një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar se do të lansonte ndonjë projekt, por duket se nuk e ka ndërmend të ndodhë.

Reperi po ashtu edhe në rrjetet sociale nuk është shumë aktiv, fotografia e tij e fundit e postuar në Instagram është në prill të 2020.
Unikkatili po ashtu kohë pas kohë reagon në lidhje më ndonjë zhvillim që ndodh në trojet shqiptarë, siç është rasti i fundit për ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviqin në Festivalin e Birrës në Korçë.

Baby Boo