Tre të vdekur në magjistralen Kaçanik – Ferizaj


Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ngasësi i veturës Opel Astra duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në grumbuj dheu e gurësh.

Ngasësi ka vdekur në vend ndërsa tre pasagjerëst janë dërguar në QKUK dhe pas disa orësh kanë vdekur edhe dy nga të lënduarit ndërsa pasagjeri i tretë është në kujdes intensiv.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Baby Boo