Publikohet foto e autorit të dyshuar që vuri tritol në shtëpinë e Armand Dukës


Publikohet foto e autorit të dyshuar që vuri tritol në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka.

Ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të qytetit të Durrësit. Autori u shoqerua mbrëmjen e kaluar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Në identifikimin dhe kapjen e tij kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.

Kamerat e sigurisë së pallatit ku jeton duket se kanë tradhëtuar personin që dyshohet se ka vendosur lëndën shpërthyese në banesën e kreut të FSHF-së Armand Dukës mbrëmjen e të Hënës në Durrës. Në pranga ka rënë i riu Arlen Hasanaj, 34 vjec, banues në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, ndërsa vendimtare për të bindur hetuesit se ai është autori, kanë qenë hyrje-daljet e tij në pallat si dhe krahasimi i identitetit të tij.

Për blutë e Durrësit është ende i paqartë motivi që e ka dërguar Hasanajn drejt një veprimi të tillë dhe nëse ka ndonjë konflikt me Armand Dukën. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke lëvizur me një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. Hasanaj gjithashtu është parë përmes ndjekjes së itinerarit të tij nga kamerat e sigurisë në zonë, të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.

Armand Duka ndodhet në një konflikt të hapur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar publikisht largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së pas 5 mandateve.

Ditën e djeshme është publikuar një audiopërgjim i Veliajt ku fliste me fjalor banal dhe me kërcënime për largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së, ndërkohë më herët ai ka kërkuar kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për shpërdorim detyre që sipas tij ka bërë Duka.

Baby Boo