Tre të lënduarit në aksidentin tragjik sot pasdite do të lëshohen nga spitali në Sofje


Pritet që sot pasdite nga spitali “Piragov” në Sofje të lëshohen edhe tre pacientë që u lënduan në aksidentin tragjikë të autobusit në autostradën “Struma” më 23 nëntor. Bëhet fjalë për burr e grua edhe një vajzë të re, që do sjellën në vend, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Sipas kumtesës zyrtare të spitalit, pacientët janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme. Për momentin në Klinikën për Kirurgji Plastike ka katër pacientë që natën e kanë kaluar sipas pritjeve të personelit mjekësor në spital dhe pa ndryshime nga dje.

Pacientë i cili është i hospitalizuar në Klinikën për Neurologji po rimëkëmbët. Ai kishte dy operacione të suksesshme – në pjesën e poshtme të këmbës dhe në shpinë.

Baby Boo