Ky është vrasësi që goditi një grua në Koçan 40 herë me thikë, mund të marrë burgim të përjetshëm


Me burgim të përjetshëm mund të dënohet vrasësi Usein Rashidov nga Koçani, i cili vrau Tankica Mlladenovskën me 40 goditje plage me thikë.

Më 25 shtator, ai ka marrë një thikë kuzhine nga shtëpia dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur shkon në punë, e ka takuar dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në gjoks, stomak, qafë dhe duar. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend. Dhe fakti që ai e kishte planifikuar vrasjen dhe e kreu në atë mënyrë që i shkaktoi më shumë se 40 plagë me thikë viktimës, do të vlerësohet nga gjyqtari gjatë caktimit të dënimit.

Pas vrasjes ai ka pritur policinë dhe është dorëzuar i qetë. Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai është transferuar në burgun hetimor të Kumanovës dhe ndodhet në seksionin e paraburgimit.

Televizioni Star ka publikuar edhe një foto të vrasësit, ku thuhet se sipas burimeve të tyre, ai është sjellë jashtëzakonisht i qetë në paraburgim. Ai nuk ka folur me askënd dhe as nuk i është përgjigjur pyetjeve të organeve hetimore. Ai deri në mëngjesin e sotëm nuk ka kërkuar as ujë e as bukë, ndërsa burime për Tv Star thonë se edhe aty nuk ka thënë asnjë fjalë, shkruan TV Star.

Baby Boo