Tre kompani shtetërore në shitje?!


Qeveria do të shpenzojë 244 mijë euro për konsultues të cilët do të tregojnë se si të shiten kompania e Prilepit “Eurokopozit”, “Kolska” Veles dhe Qendra e skijimit Kodra e Diellit në pronësi të ELEM-it. Konsultuesit për një muaj duhet të përgatisin dokumentacionin për shitjen e kompanive të njëjta. Sekretariati i përgjithshëm ka shpallur konkursin ku thuhet se konsultuesit duhet të tregojnë si është kondicioni financiar i kompanive, pozicionet e tyre në treg dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Kompania që do ta fitojë tenderin duhet të ofrojë tre modele për shitjen e këtyre firmave, ndërsa Qeveria do të përzgjedhë një. Sipas specifikimit në tender, konsultuesit duhet t’i vërtetojnë pjesëmarrjet pronësore në kompani, borxhet, kreditë dhe humbjet operative. Në mënyrë plotësuese, duhet të shihen edhe kontestet rrjedhëse gjyqësore që zhvillohen kundër këtyre tre kompanive si dhe konteste me institucione shtetërore dhe organeve të pushtetit. Nga Qeveria shpjeguan se dëshirojnë të tërheqin kompani ndërkombëtare konsultimi, të cilat do të përgatisnin analiza të pavarura.

“Në bazë të analizës së hollësishme, duhet të përgatitet dokumentacion përkatës për shitje, në drejtim të tërheqjes së partnerëve/investitorëve strategjik të interesuar për investime në subjektet e përmendura. Ftesa ka dalë nga vendimi i Qeverisë me qëllim të tejkalimit të problemeve shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen këto tre ndërmarrje në pronësi të shtetit”.

“Eurokompozit” nga Prilepi është ndërmarrja e vetme shtetërore që është e falimentuar. Ka më shumë se 200 të punësuar, të cilët vite me radhë kërkojnë pagesën e pagave dhe kontributeve të mbetura prej para gjashtë muajve. Me ardhjen në pushtet, LSDM-ja në këtë ndërmarrje për prodhimin e pajisjes ushtarake emëroi dy drejtorë. Aleksandar Kuzevski është emëruar në tetor të vitit të kaluar, por dha dorëheqje pasi u akuzua nga Sindikata se ka aprovuar shpenzime të larta rrugore ose të barabarta me ato të deputetëve. Në kondicion të keq financiar është edhe fabrika e Velesit për prodhimin e vagonëve “Kolska”. Të punësuarit shpesh protestonin dhe e bllokonin komunikacionin hekurudhor me kërkesë drejtuar Qeverisë që t’ua paguajë pagat e mbetura. /alsat-m/

Baby Boo