Mustafa: Janë provokatorë, si Serbia si Kadria


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka filluar një fushatë kundër kësaj partie.

Sipas tij, ata të cilët qëndrojnë pas kësaj fushate nuk do të mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në, njofton Klan Kosova.

“Më mirë do të ishte që Veseli të merret me drejtimin e Kuvendit por edhe me koalicionin qeverisës, sepse problemi është te ta e jo te LDK-ja”.

“Ata kanë problem me BE-në dhe me SHBA-të që të përmbushin kushtet për dialog. Ata nuk po munden me e bindë Kryeministrin ta bëjë punën e tij në dialog e po merren me LDK-në”.

“Ata veprojnë publikisht me tre platforma për dialog, një të Presidentit, një të Qeverisë dhe një të Komisionit të Kuvendit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Mustafës në Facebook.

Baby Boo