Tre jetimë shqiptarë nga Velesi janë pa ushqim, veshmbathje dhe pa kulm mbi kokë


Familjen e Muharrem Elmazit nga Velesi, kanë nevojë për mbështetjen tonë bamirës, thuhet në apelin e shoqatës Busulla e Bamirësve, të cilët kanë filluar aksion për grumbullimin e ndihmave për babain dhe tre fëmijët jetimë nga Velesi.
Axhi Muharrem jeton vetëm me 3 fëmijët e tij jetimë, pasi bashkëshortja i ka vdekur para një viti.
Derti i axhit Muharem është sigurimi i kulmit për këta jetimë, pasi që shtëpia ku jetojnë nuk është e plotësisht e tij, transmeton Gazeta Lajm.
“Bamirës të ndershëm shpresojmë që hallin e këtyre jetimëve së bashku me ju bashkërisht ta zgjidhim duke ju qëndruar pran në nevojat e tyre. Pavarësisht se ne nuk mund ti ofrojmë atë që kanë nevojë më së tepërmi përkujdesin dhe dashnin e nënës por mund ti lehtësojmë dertin e kësaj bote duke ju gjindur pranë në nevojat parësore që kanë nevoj e në këtë rast është kulmi mbi kokë, pasi që shtëpia ku jetojnë nuk është komplet e tyre. Gjithashtu kjo familje kanë nevojë për gjithçka duke filluar nga veshmbathja e ushqimi.
Faleminderojmë hoxhë Berat Ramadanin që ishte pjesë e jona në mbështetje të këtyre jetimëve. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e shpërbleftë me gjithë mbarësitë e kësaj bote.

Bamirës Allahu ju shtoftë, Allahu ju rujt.
Qofshi të bekuar gjithmonë.

Baby Boo