Seselj i krisur: Vuçiçin do ta helmojnë amerikanët, më mirë le t’i dërgojë ministrat në takime


Krye radikali serb Vojislav Seselj ditë me radhë po endet në televizionet serbe duke përhapur panik dhe urrejtje ndaj perëndimit demokratik, posaçërisht amerikanëve. Ai tha se presidenti serb Aleksandar Vucic është në rrezik ta helmojnë dhe po përgatitet komplot për ta rrëzuar nga pushteti.

Seselj dje në televizionin serb TV Happy tha se Madeleine Albright e Elliot Engel janë mercenarë klasik të shqiptarëve e me ta ka nisur fushata kundër Vucic për ta rrëzuar nga pushteti pasi është problem për ta. “Ka nisur tradhtia e madhe në Serbi” tha radikali serb, para të mëdha do të hyjnë në serbi për ta rrëzuar atë nga opozita.

Sot në një tjetër televizion serb Seselj shkoi edhe më larg, tani sipas tij presidentin serb Vucic do ta helmojnë amerikanët po ta kenë rastin. Këshilla e Seselj për Vucic është mos shkoj në ato takime.
“Në takimet jashtë vendit do të duhej të shkonin ministrat, pasi Vucicin mund ta helmojnë.” Seselj ngriti alarmin në Serbi pasi po përgatitet komplot nga amerikanët që po ju pengon Vucic e që kanë synime afatgjate në rajon.

“Vitin ardhshëm Amerikanët do të provojnë të nxjerrin maksimumin për vet në tri fronte. Së pari, duan të rrëzojnë Vucic, që moti” tha Seselj e vazhdoi. “Para së gjithash duan të përfundojnë çështjen e Kosovës. Do të bëjnë presion pesë vendeve të BE’së të pranojnë Kosovën. Pastaj duan të shkatërrojnë Republika Srpska.”

Seselj i tërhoqi vërejtjen ish vartësit të tij Vucic duke e paralajmëruar se për tetë vite ke manovruar mirë në diplomaci por tani je bërë problem, dhe fjalët e Albright janë sinjal. Tash do ta ketë vështirë Vucic sipas ish shefit Seselj.

Baby Boo