Tre gostivaras kapen me he*roinë, sot dalin para gjykatësit!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje janë arr*estuar 3 gostivaras pasi në veturën me të cilin kanë qenë duke udhëtuar bashkërisht, është gjetu he*roinë.

“Më 10.05.2021 rreth orës 15:30 në hyrjen e fshatit Vrapçisht, policët e SPB Tetovë – kanë privuar nga liria O.B.(39) nga Banjica e Poshtme, një 38-vjeçare V.C. dhe A.M.(52) nga Vrapçishti. Gjatë kontrollit të tyre në veturën “Opel vectra” me targa të Gostivarit, me shofer O.B. në të cilën V.S. dhe A.M. ishin bashkudhëtarë, është kapur he*roinë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Që të tre, sot do të paraqiten para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.