Ndërron jetë mësuesja Emsale Koçi, njëra ndër mësimdhënëset e para shqiptare të Gostivarit


Është ndarë nga jeta Emsale Koçi, njëra ndër mësimdhënëset e para të Gostivarit. Ajo kishte lindur në Gostivar me 11 tetor të vitit 1944, ndërsa ndërroi jetë me 18 janar 2022, në moshën 77 vjeçare.

Emsale Koçi shkollën fillore e ka kryer në Gostivar, ku poashtu kryen edhe ciklin e mesëm pranë Gjimnazit “Pançe Popovski”. Ajo i takon gjeneratës së parë që mbaruan gjimnazin në Gostivar. Jetën e saj si mësimdhënëse ia kushtoi arsimimit fillor ku punoi plotë 40 vite në edukimin e brezit të ri.

Me punën e saj si mësuese, Emsale Koçi nxorri dhjetë gjenerata. Vlen të theksohet se ajo ishte mësuesja e parë shqiptare në fshatin Çajlë dhe në fshatin Balindoll.

Baby Boo