Trazira në Shkup: Protestuesit sulmojnë policinë para Kuvendit, policia përdorë shok bomba


Qindra protestues maqedonas janë mbledhur sonte para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin e cila u nënshkruar sot në Prespë.

Si rezultat i marrëveshja së nënshkruar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, situata ka eskaluar para Kuvendit, e cila është rrethuar nga policia, njofton TetovaSot.

Protestuesit kanë hedhur gjësende të forta dhe gurë kundrejt policisë ndërsa kjo e fundit ka përdorur shok bomba për të shpërndarë turmën.

“Litar për varje” për Zaevin ishin të bërtiturat që u dëgjuan pranë Kuvendit, nga protestuesit e thirrur nga grupi i tifozëve “Komiti”, të cilët janë kundër nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë në Prespë.

Ekipi i 1Tv raporton se me parulla ofenduese, këngë patriotike dhe të brohoritura “Litar për varje” për Zaevin, u zhvilluan protestat e organizuara nga Komitët.

Policia ka shperndare turmen me shok bomba, ne proteste kane marre pjese rreth 2 mije persona.

 

Baby Boo