Zyrtare, KSHZ: Në votime kanë dalë 661.393 votues,“pro” janë 91.48%


Sipas rezultateve më të reja të publikuara në Ueb Faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në referendumin e së dielës në Maqedoni në votime kanë dalë gjithsej 36.87 për qind e trupit të përgjitshëm votues ose 661.393 votues nga 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Nga ata që kanë dalë në votime, 91,48% kanë votuar “Për” kurse 5,64% kanë votuar kundër. Deri tani ne Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë përpunuar 98. 61 % e votave, nga referendumi i djeshem.

Nga KSHZ- në konferencën e mbrëmshme për mediat, u tha se procesi i votimit kryesisht është zhvilluar pa pengesa të theksuara dhe me disa parregullsi të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në mabrëvajtjen e procesit .

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski paralajmëroi se KSHZ-ja në afatet e parapara ligjore gjatë ditës së sotme do t’i publikojë edhe rezultatet e para zyrtare./Pacensure

Baby Boo