Transportonte 12 emigrantë nga Nepali, arrestohet 19-vjeçari nga Sllupçani


Policia njofton se është arrestuar 19-vjeçari me iniciale I.I. nga Sllupçani i komunës së Likovës, i cili po voziste automjetin “VW Transporter” ku është kapur duke transportuar 12 emigrantë nga Nepali.

“Përkatësisht, rreth orës 02:20 në magjistralen “Miqësia”, në pjesën Tabanoc– Kumanovë, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë që automjeti të ndalet, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur rrugën magjistrale në rrugën rajonale Kumanovë – Shën Nikollë dhe pasi ka hyrë në fshatin Orashec, është futur në një arë, pas çka ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të largohet. Ai u kap shpejt dhe emigrantët u gjetën në automjet”, shtojnë nga MPB.

Baby Boo