Tragjike/ Raftet e një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin, ndërron jetë 21-vjeçarja (FOTO+VIDEO)

Raftet e një supermarket në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino, që shkaktoi vdekjen e një punonjëseje dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Baby Boo

Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Olivera Rodrigues. Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisin një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.
Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.