Dy të arrestuar për vrasjen e mjekut në Shkup, po kryhen bastisje


Dy persona janë arrestuar, ndërsa policia po kryen bastisje në lidhje me rastin me të cilin u vra një mjek në afërsi të poliklinikës Zhelezara.

Këtë e theksoi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili theksoi se SPB Shkup ka investuar shumë energji në këtë çështje.

– Në këtë rast me urdhër të prokurorit publik janë ndërmarrë mbi 20 veprime hetimore. Janë parë mbi 50 video. Në këtë moment po veprojmë sipas urdhrit, po bëhet kontrolli, kemi të dyshuar për ngjarjen. Ka gjurmë materiale që të çojnë tek të dyshuarit dhe dy persona janë arrestuar, theksoi Toshkovski.

Ministri theksoi se sipas informacioneve që disponon aktualisht, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin e viktimës.

Baby Boo