“Falë Zotit e bashkimit, arritëm t’i nxjerrim gjallë ata familjarë që betejën në ujë e kishin humbur”


Këtë të enjte në plazhin e Shëngjinit dhjetëra pushues janë bërë bashkë për të shpëtuar nga mbytja afro 9 persona që kishin mbetur në det. Siç duket edhe nga pamjet, dallgët janë të konsiderueshme dhe sipas një shqiptari të Kosovës, i cili ishte pjesë e ndihmës, personat që ishin në kërkim të ndihmës, e kishin humbur betejën e tyre me ujin.

Ja se çfarë thotë Fitim Havolli, në një postim në profilin e tij në rrjetin social.
Sot me 05.08.2021.
E falenderoj njërn nga pushueset për këtë video,
Sot nga dallgët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video, rreziku ishte të humbshin jetën nëntë pushuesë.

Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxerrim të gjallë familjarët e atyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.
Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushuesëve!
Moment ky që tregon shumë ,kur je i bashkuar dhe ke qëllim të mirë gjithmonë je fitues.
Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëm një organizim të tillë për qëllime humane, meqenëse ishte edhe pak rrezikt asnjë nga pushuesit nuk hezituan!”

https://tiger.cdnja.co/v/bb/BB9Xl.mp4?secure=2qWHYxPKBPQvZB5M5yVcfQ&expires=1628195400

Baby Boo