Tr*agjike – kishte ditën e parë të punës si kamerier, pl*umbat i morën jetën 20-vjeçarit në Velipojë


Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç është njëri prej vi*ktimave që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Velipojë, pas shkëmbimit me ar*më zjarri mes pronarëve të dy hoteleve.
Dje ishte dita e parë e punës për 20-vjeçarin si kamerier në hotelin “Gocaj” dhe fatkeqësisht dita e parë e punës së tij përfundoi të ishte dita e fundit e jetës.

Gjatë momentit kur dy familjet Ferrcaku dhe Gocaj filluan konfliktin me ar*më i pranishëm ka qenë dhe 20-vjeçari, i cili ka marrë disa pl*umba dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e ar*mëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vr*arë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.
Ndërsa të p*lagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

Baby Boo