Pesë shqiptarët e dyshuar për krime, policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e tyre


Policia në Shqipëri bëri thirrje publike që qytetarët të mundëosjnë bashkëpunimin me autoritetet për të arrestuar pesë persona të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.

Ata janë shpallur në kërkim brenda dhe jashtë Shqipërisë për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale penale kundër personit dhe pronës.

Bashkë me thirrjen publike janë shpërndarë fotografitë e të shumërkuarave Talo Çela 51 vjeç, Erjon Llapushi 34 vjeç, Ibrahim Lici 29 vjeç, Laert Haxhiu 30 vjeç dhe Jani Alia 45 vjeç.

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Policia siguron që cilido qytetar që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar fshehtësi të plotë.

Policia e Shtetit tha se mbetet e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Baby Boo