“Agjentët rus kanë punuar për prishjen e marrëdhënieve Shkup-Sofje”, Pendarovski: Petkovit duhet t’i besohet


Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar për deklaratën e djeshme të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, që agjentët rus në Bullgari kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira në mes Shkupit dhe Sofjes, dhe thotë se duhet t’i besohet sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual.

“Deklaratën e Petkovit nuk mund ta komentoj sepse bazohet në informacionet të institucioneve bullgare dhe shërbimeve bullgare. Por, sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual të Bullgarisë, duhet t’i besohet”, deklaroi Pendarovski për televizionin Tellma.

Presidenti Stevo Pendarovski, e sqaroi edhe dëbimin e diplomatëve rus nga vendi, por iu kthye edhe deklaratës së kryeministrit bullgar.

“Për ato pesë diplomatë rus, deklaruam se kanë dal nga statuti me të cilin janë lajmëruar kur kanë ardhur tek ne, do të thotë nuk kanë qenë diplomatë. Nuk mund të hyjë në hollësi se këto janë hollësi zbulimi, por ato kanë punuar jashtë asaj që e parasheh Konventa e Vjenës”, thotë Pendarovski.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov dje deklaroi se agjentët rus në bullgari kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira në mes Shkupit dhe Sofjes.

“Ajo që ne po hulumtojmë në shumë vende është diasporë e madhe e agjentëve rus në Bullgari. Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) po heton. Disa prej tyre kanë punuar veçanërisht në marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut. Interesi i Rusisë ishte i fokusuar që të mos kishte të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha Petkov gjatë vizitës në Bllagoevgrad.

Sipas tij, dikush po përpiqet të zëvendësojë interesin bullgar.

“Kemi disa raste të tilla që po punojmë”, tha Petkov.

Baby Boo