Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar i basketbollit, Illmen Bajra


Ditën e sotme ka vdekur të mërkurën trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni.

Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018.

Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner. /Lajmi.net/

Baby Boo