Tragjike/ Fëmija u përdhunua, u vra dhe më pas u hodh në shkurre


Një fëmijë është përdhunuar, vrarë dhe më pas është hedhur në shkurre në Pakistan, ngjarje kjo që ka shkaktuar një zemërim të madh në të gjithë vendin, shkruan Daily Mail.

Fëmija e identifikuar si Madiha, u gjet të dielën (16 shkurt), një ditë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur në provincën Saro Khel, në rajonin veriperëndimor të Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Mosha e të ndjerës nuk është bërë e ditur nga policia.

Megjithatë mediat e huaja kanë zbuluar se mosha e saj vërtitet midis 7 dhe 9 vjeç, të dhëna këto që sipas mediave janë siguruar nga burime të sigurta. Pasi mësuan për fatin e së bijës, familja e saj së bashku me shumë qytetarë të tjerë dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për Madiha. Por protesta e tyre qe e shkurtër, pasi ajo u shpërnda nga policia, shkruajnë mediat lokale.

Ndërkaq një fushatë është duke u zhvilluar në rrjete sociale në shenjë proteste për këtë ngjarje. Hashtaget #JusticeForMadiha (drejtësi për Madiha) dhe #ChildSexualAbuse (abuzimi seksual fëmijëve), janë duke u përdorur nga shumë persona në rrjete sociale, jo vetëm në Pakistan por edhe më gjerë.

Baby Boo