Saraqina me rrugë të re, Kasami: “dhe një rrugë e re, edhe një punë e kryer me sukses!”


Kreu i Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është realizuar edhe një projekt tjetër në Tetovë. Sipas Kasamit, bëhet fjalë për rrugën në fshatin Saraqinë, projekt ky i përbashkët me Byron për Zhvillim rajonal.
Ja postimi plotë:
Edhe një rrugë e re, edhe një punë e kryer me sukses!
🏙 Të gjithë rrugët e qytetit dhe vendbanimeve përreth do i transformojmë në rrugë moderne sipas të gjithave standardeve të kërkuara.
🚧💡 Trotuare, ndriçim publik si dhe rregullimi i pusetave janë instalimet në rrugën në 📍fshatin Saraqinë.
🚧 Kjo rrugë ka gjatësi prej 1.2km ndërsa e gjërë 5m si dhe me trotuar 1.5m!
🤝 Ky projekt u bashkëfinancua me Byron për Zhvillim Rajonal e cila kap vlerën prej 16.483.500 milion denarë!

Baby Boo