Ivanka Trump po shkruan libër, aty do të sqarojë “sherrin” me Melanian

Ivanka Trump raportohet se “kërkon të sqarojë gjithçka për publikun” në një libër të sinqertë kujtimesh për zhurmat e konfliktit me bashkëshorten e babait të saj, ish-zonjën e parë Melania Trump, gjatë kohës që ato ishin në Shtëpinë e Bardhë.

Baby Boo

Ivanka dhe Melania dolën muajin që shkoi nga Shtëpia e Bardhë pas ardhjes së presidentit të ri Joe Biden. Në një koment të sotëm në rrjetin ‘Page Six’, Ivanka Trump besohet se ka mbajtur shënime “të shumta” për kohën e saj në presidencë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, ishin këshilltarë të ish-presidentit Trump.
Spekulimet për konfliktin mes Ivanka e Melania nisën prej vitit të kaluar me publikimin e librit të një ish-ndihmëseje të Zonjës së Parë.
Stephanie Ëinston Ëolkoff ka qenë mikeshë e këshilltare e Melania prej ditëve të para të familjes Trump në presidencë.

Por pas ndarjes mes të dyjave, Ëolkoff botoi librin “Melania dhe Unë: Ngritja e rënia e miqësisë me zonjën e parë, ku mes të tjerash ajo shkruante se Melania përshkruante Ivanka e Jared si “gjarpërinj” pasi “bënin gjithçka për të arritur atë që dëshironin”.

“Ivanka i prishte planet dhe pengonte detyrat e Melanias duke kaluar kompetencat e kufijtë e saj”, thuhet mes të tjerash.
Por tashmë Ivanka raportohet se do të tregojë anën e saj të historisë në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi kryesor i lajmit tha për rrjetin ‘Page Six’: “Ajo (Ivanka) ka mbajtur shumë shënime për kohën në Shtëpinë e Bardhë. Bija e parë njihej që korrektonte shpesh miqtë që besonin se punonte në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë”.
“Tashmë ajo kërkon të sqarojë gjithçka për një seri çështjesh, dhe kërkon përballje të hapur me kritikët e saj”.

Burimi tha se për “tensionet e supozuara me Melania” gjithashtu do të diskutohet në libër.
Ivanka ka shkruar tashmë dy libra, “Karta Trump” dhe “Gratë që punojnë”.
Burimi shton: “Po, ajo është kontaktuar nga botuesit për një libër, por ende nuk është në prioritetet e saj. Ivanka është e fokusuar në familjen e saj dhe punën që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë”.