Grubi përkujton Dëshmorët e Kombit, vendos kurora lulesh në Haraçinë dhe Çair

Sot, me rastin e 5 Majit – Ditës së dëshmorëve, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar me ministra dhe zëvendësministra nga kabineti qeveritarë ka vendosur kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve në Haraçinë.

Baby Boo

Njëkohësisht, Grubi me bashkëpunëtorë në shenjë respekti ka vendosur kurora me lule edhe tek Shqiponja dy krenare – përmendorja e UÇK-së në Çair.

Me këtë rast, janë përkujtuar me nderim ata që në emër të lirisë dhe të atdhedashurisë kanë dhënë jetën e tyre për t’u bërë pjesë e pavdekshmërisë dhe nderit të atdheut.
Përjetësisht përulje për të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë, Lavdi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/310459253776933