Tragjedia vazhdon në Rramanli/ Ndërron jetë edhe 58-vjeçari që ishte i shtrirë në spital


Nuk u ka mbijetuar plagëve edhe 58 vjecari që ishte lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në fshatin Ramanli të Kumanovës. Ai sot që nga mëngjesi ishte i shtruar ne repartin e mjekimit intenziv. Edhe përkundër kujdesit maksimal të ekipit mjekësor, plagët nga djegja ishin të një shkalle shumë të lartë.

“Të tre pacientët tjerë te hospitalizuar, gjenden ne repartin e mjekimit intenziv dhe janë në aparat për frymëmarrje artificiale, gjendja e tyre vazhdon të jetë tejet kritike edhe përkundër të gjitha masave qe merren nga ekipet tona mjekësore” ka deklaruar për Pa Censurë drejtori i Klinikës për Traumatologji Ilir Hasani.Pa Censurë

Baby Boo