Angelovska-Bezhoska: “Nuk ka banka ruse dhe ukrainase tek ne – sistemi bankar stabil”


Qytetarët të jenë të qetë kursi i denarit mbetet stabil edhe më tej, njëjtë si edhe sistemi bankar. Nuk bankë në pronësi dominuese të aksionarëve nga Rusia ose Ukraina, nga ky aspekt, nuk ekziston ekspozim në rrezik dhe mundësi për ndikim ndaj stabilitetit të sistemit bankar, thekson guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska për gazetën “Veçer”.

“Ne kemi kurs fiks të denarit, të lidhur për euron. Prej atje me rëndësi të jashtëzakonshme për mbajtjen e kursit janë rezervat devizore. Rezervat devizore me të cilat disponojmë janë rreth 3,4 miliardë euro, gjegjësisht janë në nivel të lartë dhe janë në tërësi konsistente me pritjet tona. Ky nivel është më i lartë në krahasim me nivelin e rezervave devizore të cilin e kemi pasur para pandemisë, ndërsa për dallim, në vitin 2008, kur gjithashtu e kemi mbajtur stabilitetin e denarit edhe krahas krizës globale financiare, niveli i rezervave devizore ishte dy herë më i ulët. Në raportin e tij nga misioni i rregullt në vendin tonë, FMN-ja qartë thekson se kursi është tërësisht konsistent edhe me parametrat ekonomike edhe me politikat të cilat i zhvillojmë, gjegjësisht se ndër vite ai ishte spirancë e stabilitetit të ekonomisë tonë”, sqaron guvernatorja.

Thekson se situatat në sistemin bankar janë stabile dhe siç thotë, të dhënat tregojnë se vazhdon trendi i rritjes kumulative të depozitave në bankat vendore edhe gjatë shkurtit. Sipas saj, analizat e ndryshimeve javore të depozitave në amvisëritë mesatarisht çojnë në lëvizje më të volitshme në javën e fundit të shkurtit, në konkludim me 27 shkurtin, në krahasim me javën paraprake të muajit.

Guvernatorja në intervistë bën thirrje në ngritje të vetëdijes së përgjithshme, se me zgjerimin e lajmeve të rreme shkaktohet dëm tek qytetarët.
“Veçanërisht në kohën e turbulencave të tilla globale, duhet të shohim si të gjithë së bashku ta tejkalojmë me minimum pasoja, e jo të krijojmë dëm atje ku realisht nuk ka”, thekson Angelovska-Bezhoska.

Baby Boo