Ja sa do të jetë taksa për importin e produkteve ushqimore


Taksa e paguar nga tregtarët, që importojnë mallra ushqimore në Maqedoni nga muaji mars do të jetë 5%. Shteti po përpiqet të gjejë mekanizma të rinj për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve.
Ministria e Ekonomisë ka planifikuar tashmë grupe pune, që analizojnë se si do të procedohet me masën e ngrirjes së çmimeve, që është e vlefshme deri në fund të shkurtit. Aktualisht, dhjetëra produkte ushqimore bazë si buka, mielli, vezët, qumështi, mishi shiten me çmim të ngrirë, që nuk guxon të ndryshohet deri në ditën e fundit të këtij muaji.

Baby Boo