Tragjedia në Tetovë, Raportet forenzike dhe analizat e ekspertizës drejt fundit


Raportet forenzike dhe analizat e ekspertizës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë janë drejt përfundimit, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev i cili pret të publikohen sa më shpejtë.

“Sa më shpejtë, aq më mirë që të zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktivitete të përditshme. Është e radhës të publikohet ai raport që të mund edhe unë ta them qëndrimin tim me rastin e dorëheqjeve të ofruara nga ministri, zëvendësministri…”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të hapësirave të reja të punës në Birrarinë e Shkupit.

Zjarri në spitalin modular në Tetovë shpërtheu më 8 shtator ku jetën humbën 14 persona, ndërsa 12 u lënduan. Pas zjarrit dorëheqje ofruan ministri i Shëndetësisë, zëvendësi i tij dhe dy drejtorë të Spitalit të Tetovës. Në hetimin krahas organeve vendore të hetuesisë u përfshinë edhe ekspertë gjermanë.

Baby Boo