Si ndërroi jetë 61-vjeçari në një motel ku ishte së bashku me një 21-vjeçare – detaje nga Policia


Nata e mbrëmshme po del të jetë fatale për një 61-vjeçar nga Gjakova. Ndërroi jetë në një motel në hyre të qytetit. Prezente gjatë vdekjes së tij ishte një 21-vjeçare, 61-vjeçari ishte alivanosur në prezenc të saj. Ndonëse ishte tentuar që t’i jepet ndihma e parë mirëpo pa sukses.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka treguar për Gazetën Insajderi se edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit.

“Ajo çka mundem me konfirmu është se mbrëmë gjatë mbrëmjes një femër dëshmitare 21-vjeç ka raportuar në polici se përderisa sa ka qenë me viktimën ai është alivanosur, kjo ka tentuar me dhënë ndihmën e parë, mirëpo pa sukses,atëherë policia së bashku me ekipin e emergjencës, kanë dal në vend të ngjarjes në njërin nga motelet në hyrje të Gjakovës, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Graishta.

Kurse, sipas mjekut kujdestar 61-vjeçari kishte pësuar atak kardiak me ç’rast trupi i tij është dërguar edhe për obduksion.

“Viktima është mashkull shqiptar/kosovar, 61-vjeç sipas mjekut kujdestar viktima ka pësuar atak kardiak, mirëpo po vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ne po presim raportin e tyre, për të parë saktësisht rrethanat dhe arsyen e vdekjes, shkaqet e vdekjes”, ka treguar Graishta. Ndërsa zëdhënësi Graishta ka bërë të ditur se “Tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për këtë rast, për momentin nuk kemi të dyshuar, por ky rast është duke u përcaktuar se rasti “Hetim i vdekjes”.

Baby Boo