Tragjedia në Gjilan: Sot varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca


Me anë të një njoftimi për media, është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot.

Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë.

Një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.
Në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

Baby Boo