Tronditëse – Ndërron jetë futbollisti 17 vjeçar i Trepçës ‘89


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në futbollin kosovar. Gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, një futbollist i skuadrës mitrovicase ka ndërruar jetë, pas një ataku kardiak. Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, ai nuk ka mbijetuar. Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, ka thënë për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Baby Boo