Tragjedi në plazhin e Ulqinit: Vdesin dy persona në aksident nga fshati Pirok i Komunës së Bogovinës


Një tragjedi ka ndodhur dje në bregdetin e Ulqinit. Dy persona nga po e njëjta familje kanë humbur jetën rreth orës 14:30 minuta, në plazhin e madh të Ulqinit përcjell Fakte.

Përpos kësaj dy persona të tjerë njoftohet të kenë pësuar lëndime të rënda trupore dhe sipas policisë së Malit të Zi, shkaku i kësaj ndodhie ishte përplasja e të ashtuquajturës ‘banane’ që tërhiqej nga motori lundrueses, me një anije që po shëtiste turistë afër plazhit.

Sipas burimeve të Televizionit Koha bëhet fjalë për një familje shqiptare,të rrethit të Komunës së Bogovinës  të cilët jetojnë në Slloveni.

Gjithashtu është bërë e ditur se ata që humbën jetën janë nëna e lindur në vitin 1983 si dhe djali i lindur në vitin 2008 ndërsa vajza e po të njëjtës familje thuhet të ketë marrë lëndime të rënda trupore, babai është në gjendje kome dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motoçikletës është në paraburgim dhe se po hetohet nga organet e hetuesisë.

Baby Boo