Historia e Besnik Kelmendit: Dikur emigrant, sot në radhët e CDU’së në Gjermani


Besnik Kelmendi është biznesmen dhe politikan shqiptaro-gjerman pjesë e partisë CDU, njëherësh anëtar i kryesisë në Essen. Familja e Besnik Kelmendit është me prejardhje nga Rugova e Pejës.

Në vitin 1992, familja e tij detyrohet të largohet nga Kosova për në Gjermani, për shkak të regjimit të asaj kohe. Kelmendi shkoi në moshën 12 vjeçare në Gjermani.
Në pranverën e vitit 2014, Besnik Kelmendi u bë anëtar i CDU-së në ESSEN. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Emigrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen.

Besnik Kelmendi është nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen. Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e Distriktit të qytetit Essen.

Besnik Kelmendi është një nga themeluesit e UDAI “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi gëzon shtetësinë kosovare dhe gjermane, që nga viti 2002. Besnik Kelmendi është kandidat për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë.

Baby Boo