Tragjedi në Greqi, përplasen trenat, dhjetëra të vdekur e të plagosur në linjën Athinë-Selanik


Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena.

Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për rreth 26 viktima dhe dhjetëra të plagosur, por nuk dihet ende bilanci i saktë.

Pamjet e publikuara në faqet lokale të lajmeve treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin nga vagonët e dalë nga shinat.

Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje, tha shërbimi zjarrfikës.

Sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës, Vassilis Varthakogiannis, në njërin prej trenave ishin mbi 350 udhëtarë, ndërsa tjetri ishte tren mallrash.

Përplasja kokë më kokë e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Megjithëse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.

Baby Boo