Tragjedi e rëndë në Strugë, humb jetën vajza 4 vjeçe


Një vajzë 4 vjeçe ka humbur jetën sot në Strugë, e cila ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “JNA” në Strugë. Policia tha se tragjedia ndodhi në orën 12 dhe 20 minuta, ku është regjistruar vdekja e voglushes e lindur në vitin 2012.

Policia theksoi se kishte pranuar një njoftim telefonik nga Spitali i Strugës lidhur me rastin.

Vajza e mitur ishte në apartamentin e saj së bashku me nënën e saj dhe vëllain e saj më të vogël. Nëna e vajzës për një moment e vërejti se vajza nuk ishte në dhomat e banesës. Meqë nëna e saj e vuri re këtë, ajo filloi të shikonte nëpër banesë, dhe në banesën e afërt ku jetonte gjyshi i saj. Pastaj ata panë nën ballkon vajzën e rënë poshtë, informon Strugalajm.

Menjëherê të shqetësuar dhe në ankth familjarët e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Aty u konstatua vdekja e të miturês ku me urdhër të prokurorit publik trupi iu dorëzua familjarëve. Sipas mjekëve kujdestar vogëlushja në Spital erdhi pa shenja jete edhe pse uniformat e bardha tentuan ta rikthejnë në jetë  por pa rezultat.

Baby Boo