Tornado në SHBA! 22 viktima dhe 50 ndërtesa të shembura, qytetet në kaos


Tornadot përfshinë Tennessee-n qendror të martën në mëngjes, duke lënë të vdekur të paktën 22 persona si dhe qindra të tjerë të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Dëmet më të konsiderueshme janë regjistruar në qytetin Nashville, në të cilën të paktën 50 ndërtesa janë shembur dhe më shumë se 47.000 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

“Nata e kaluar ishte një kujtesë se sa e brishtë është jeta”, është shprehur në një prononcim për mediat Kryetari i Bashkisë së Nashville, John Cooper.

Sakaq, autoritetet lokale kanë bërë me dije se aeroporti i qytetit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Gjithashtu mediat lokale raportojnë, se shkollat e qytetit, gjykatat dhe linjat e transportit janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, për shkak të gjendjes alarmante të krijuar, si pasojë e tornadove. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

Baby Boo