Vrau gruan 19 vjeçare/ Gardianët: Piloti grek merr letra dashurie nga admiruese


Piloti grek që vrau gruan e tij po merr letra dashurie në burg nga admiruesit. Babis Anagnostopoulos, 34 vjeç, vrau Caroline Crouch, 19 vjeçe, nga Britania, në shtëpi, para syve të vajzës së tyre Lydia.

Më pas ai vrau qenin e tyre që të dukej sikur kishte ndodhur një grabitje. Ai pretendoi se hajdutët kishin vrarë gruan, por gënjeshtrat e tij u zbuluan shumë shpejt.

Anagnostopoulos aktualisht po vuan një dënim me 27 vjet burg, më i rrepti i mundshëm sipas ligjit grek, pasi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar. Aktualisht ai është duke apeluar dënimin e tij.

Gardianët e burgut janë të habitur nga letrat që i vijnë në burgun e sigurisë së lartë në Malandrino, nga fanset e tij.

“ Sipas protokollit, ne lexojmë, gjithë letrat postare që vijnë dhe kemi mbetur të habitur. Ato janë shkruar nga gra greke, të cilat thonë se janë të dashuruar me të. Ato besojnë se ai është i pafajshëm, se vrasja e Crouch nuk ishte e paramenduar dhe gjithçka ndodhi në kohën e duhur”, tha një roje në kushte anonimiteti.

Gjatë gjyqit të tij vitin e kaluar, një grup grash ishin mbledhur jashtë gjykatës për të treguar mbështetjen e tyre për të.

Baby Boo