Todorov: Do votoj pro BE dhe NATO, kundër marrëveshjes


Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov, është një nga qytetarët që sipas udhëzimeve të partisë së tij, do të veprojë sipas bindjes vetanake në referendumin e 30 shtatorit. Todorov thotë se do të dalë të votojë, për NATO dhe BE, por kundër marrëveshjes.
Ai i ka të qarta sfidat që Maqedonia ka përpara, por thotë se aspekti emocional nuk i lejon të votojë pro. thotë se sipas tij VMRO nuk guxon të ketë njq qëndrim që në fakt është bojkot sepse VMRO duhet të jetë parti që udhëheq procese.
“Unë në kuadër të qëndrimit të partisë lidhur me referendumin  kam të drejtë të vendos si dua. Nuk dal nga qëndrimi i partisë, përkundrazi vlerësoj se qëndrimi im është në suaza të qëndrimit të partisë. Në këtë referendum unë do të dalë dhe do të votojë ‘pro’ BE-së dhe NATO-s ndërsa ‘kundër’ marrëveshjes. Dikush do të thotë se nuk ka pyetje të tillë, unë do të them ka …VMRO-DPMNE duhet të jetë shumicë e fuqishme dhe për këtë nuk duhet të lejojë të bojkotojë. VMRO-DPMNE është parti kushtetutë-krijuese dhe shtet-krijuese dhe nuk duhet të lejojë të ndjekë disa grupe të cilat komplotojnë bojkot. Diçka tjetër do të ishte nëse VMRO-DPMNE para dy -tre muajve të dilte dhe thoshte ne bojkotojmë. Në situatë të tillë kur kjo hapësirë është ndërmarrë dhe udhëhiqet prej disa strukturave të margjinalizuara politike,  nuk duhet lejojë VMRO-DPMNE nuk mund të jejoj unë VMRO-DPMNE të jetë parti e cila do të ndjekë struktura të tilla. VMRO-DPMNE duhet të udhëheqë”, thaTodorov.
Baby Boo