“Udhëtar i kohës”, njeriu që pretendon se po jeton i vetëm në 2027


Një burrë që pretendon se po jeton në vitin 2027 i vetëm në Valencia, Spanjë, është bërë viral në Tik Tok. Përdoruesi me emrin “únicosobreviviente” (i mbijetuari i fundit) postoi videon e parë më 13 shkurt, duke treguar qytetin e Valencias, bosh, pa asnjë njeri përreth.

Megjithëse nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij, ai i referohet vetes si Javier dhe pretendon se ka udhëtuar gjashtë vjet në të ardhmen. “Sapo u zgjova në një spital dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Sot është 13 shkurt 2027 dhe unë jam vetëm në qytet”, thotë ai.

Sidoqoftë, ndërtesat dhe makinat janë ende në vend, ndërsa energjia elektrike dhe Interneti duket se po funksionojnë mirë. Kur u pyet nga ndjekësit se si është e mundur që ka energji dhe Internet nëse nuk ndodhen njerëz përreth, ai tha se “ka shumë të ngjarë që ekziston një lloj lidhjeje midis 2021-s dhe 2027″
Sipas tij, nuk ka absolutisht asnjë aktivitet njerëzor por thotë se pajisjet elektronike janë saktësisht të njëjta si në vitin 2021, por kanë vitin 2027. Javieri ndan shpesh azhurnimet e “jetës së tij në të ardhmen” dhe pretendon se është “i mbërthyer” dhe po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në vitin 2021.

@unicosobreviviente

🙏🏻🙏🏻🙏🏻

♬ sonido original – Único Sobreviviente

@unicosobreviviente

Acabo de despertar en un hospital y no sé qué ha podido pasar. Hoy es 13 de febrero de 2027 y estoy solo en la ciudad.

♬ Creepy, scary, horror, synth, tension – Sound Production Gin

Baby Boo