Toçi: Kush jane perfaqesuesit e kombit te cilet shenojne data te medha kombetare?


Arta Toci:

Incident apo shkelje protokolli; organizim shteteror apo çfaqje entuziastesh mehalle; femer apo mashkull; e çregulluar apo stabile, jane disa nga çeshtjet qe u ngriten pas shenimit te 140 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit.

Te gjitha keto lane nen hije ate qe eshte shume me e rrendesishme per popullin shqiptar te te gjitha trojeve ku ata jetojne, e kjo eshte:
Kush ishin pjesemarresit ne kete manifestim?Kush jane perfaqesuesit e kombit te cilet shenojne data te medha kombetare? Sa prej atyre kane njohuri per daten qe shenohet? Sa prej tyre kane edhe nje merite me te vogel per t’i perfaqesuar shqiptaret e Shqiperise, te Kosoves e Maqedonise?

Ngjarjen e djeshme, per disa dite do e komentojme secili ne menyren tone, fundja njeri mund te keroje falje per prishje te rrendit ndersa tjetri per sjellje te pahishme per nje kryeminister. Keshtu, e tere ngjarja te perfundoje ne suaza te pergojimeve dhe aferave qe reflektojne mbi nivelin e paleve te perfshira ne kete ngjarje te pahishme.

Si do te kerkojme falje nga themeluesit e Lidhjes se Prizrenit, ‘ne bijte e shekullit te ri’ per ate se ke ulem ne karriket e te nderuarve per t’a shenuar kete date? Sa te turperuar do ndjeheshim para Abdyl Frasherit e Mehmet Ali Pashe Vrionit per perfaqesuesit nga Shqiperia; para Haxhi Zekes e Ymer Prizrenit per ata te Kosoves; para Hasan pashe Tetoves e Iljaz pashe Dibres per derexhen ne te cilen kemi ardhur ne, pasardhesit e tyre, bijte e shekullit ne te cilin shkelem mbi komb e atdhe, mbi dinjitet e krenari.

Edhe pse e pamundur per t’na falur, une do te kerkoj falje ne emrin tim per ate qe idealet e tyre i neperkembem, i shkelem dhe i futem ne harrese. Na falni ju patriote shqiptare qe ne akoma nuk arritem ta krijojme shtetin per te cilin u angazhuat ju, na falni qe moton tuaj ‘o vdekje, o liri’ ne e fusim ne perdorim atehere kur luftojme ne troje te huaja, na falni qe pushtuesin shekullor e duam me teper se veten, na falni qe motoja juaj ‘feja e shqiptarit eshte shqipraria’ eshte ‘e denueshme’ ne publik, na falni qe ne 140, 130 e 125 vjetorin e Lidhjes sone, u fol per ju para atyre qe nuk jane te denje te degjojne per ju.

Baby Boo