Arta Toçi dorëhiqet nga ASH


Ish deputetja dhe ish zv.ministrja e jashtme nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti duke bërë të ditur edhe arsyet e dorëheqjes.

“Nga data 13 Mars 2020 kam dhënë dorrëheqje nga pozita e kryetares së Asamblesë së femrës në partinë Aleanca për shqiptarët. Arsyet e dorëheqjes janë si në vijim:

Pakënaqësitë me humbjen e identiteti fillestar të partisë
Mospërfillja e mendimit ndryshe
Qasja selective ndaj anëtarëve dhe mungesa e meritokracisë në parti
Anashkalimi i Tetovës dhe tetovarëve në parti
I falenderoj të gjithë me të cilët e formuam partinë, punuam dhe besuam në të’, ka shkruar mes tjerave Toçi.

Baby Boo