Tmerrohen nxënësit e shkollës fillore në Prishtinë, u hyn gjarpri në korridor


Një gjarpër ka tmerruar nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje, rreth orës 15:00. Mësohet se ata kanë parë në korridorin e shkollës gjarprin dhe menjëherë kanë njoftuar personelin e shkollës, raporton KTV.

Drejtoresha e shkollës nuk ka dashur të flasë por ka thënë se është tejet e shqetësuar dhe se po bisedon me komunën lidhur me dezinsektimin e shkollës gjatë fundjavës. Ndërkohë, kohëve të fundit, është raportuar për shtim të numrit të gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë. Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, ka bërë të ditur se nesër fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Baby Boo