TIRANE/ Burrë e grua e gdhijnë mbi vinç, protestojnë se duan t’i nxjerrin nga shtëpia


Vazhdon ende historia e dhimbshme e familjes Saraçi, Teuta dhe Ferdinand të cilët vazhdojnë të qëndrojë në vinç që nga nata e mbrëmshme, nën kërcënimin e hedhjes nga aty pasi kërcënohen dhe dhunohen vazhdimisht nga Alba Saraçi, motra e Ferdinandit. Sipas familjes Saraçi ata kërcënohen çdo ditë nga motra e tij, dhe shteti nuk ka asnjë zgjidhje për këtë situatë.

Fëmijët e tyre janë në rrezik pasi dhunohen sistematikisht, dhe kjo është arsyeja e kërcënimit të hedhjes së tyre nga vinçi. Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç 30 m lartësi te diga e liqenit, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar. Policia ndodhet në vendngjarje që mbrëmjen e djeshme dhe po përpiqet ti bindë që zbresin nga aty.

Baby Boo