Tifozi që hyri në fushë nervozoi Ronaldon: Ky ishte reagimi nga sulmuesi portugez


Juventusi e përmbylli me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe kalon tutje si lider i Grupit D.

Pavarësisht se kishte siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt dhe pozitën e liderit, Juventusi nuk u ndal dhe edhe sonte shënoi fitore në udhëtim te Bayern Leverkuseni me rezultatin 0-2.

Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain shënuan golat e fitores për ‘Zonjën e Vjetër’. Por, jo gjithçka shkoi mirë sonte për sulmuesin portugez.
Në fundin e ndeshjes një tifoz hyri në fushë për të përfituar nga rasti të fotografohet me yllin portugez, por nuk ia doli.

Padashje ai lëndoi paksa Cristiano Ronaldo në qafë dhe kjo duket se e nervozoi sulmuesin e Juventusit, i cili reagoi me nervozizëm.

Baby Boo