Kah mesi i majit pritet deputetët të kthehen në sallën për seanca plenare


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar, se deri në ora 14:00, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2/3 e deputetëve, ndërkaq ka shprehur bindjen, se gjatë mesit të muajit maj situata me Covid-19 në Kuvend pritet të normalizohet.

“Pres puna e Kuvendit të normalizohet kah mesi i majit. Të kthehemi në kushte normale për punë, në sallën e paraparë për seanca plenare ku ka sistem për votim elektronik”, tha Xhaferi.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e disa deputetëve, të cilët sot në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”, thanë se janë “të zhgënjyer”, se pse nuk u vaksinuan me Pfizer, por me Sputnik.

Xhaferi deklaroi se nuk ka pasur premtim se deputetët do të vaksionohen me Pfizer.
“Nuk ka pasur premtim të tillë. E rëndësishme është që vaksinat të jenë efikase. Nuk duhet të politizohet imunizimi”, deklaroi Xhaferi.

Baby Boo