Tifozët nacionalistë maqedonas kërkojnë me dhunë të prishin marrëveshjen


Grupi i tifozëve “Komitët” paralajmëron përsëri protestaradikale kundër marrëveshjes për emrin para Parlamentit.

Siç shkruajnë ata në Facebook, protesta e sotshme e thirrur për orën 20:00 do jetë e fundit prej protestave të qeta pasi strategjia do ndryshojë. Madje komitët kërcënuan edhe persona që thonë se po u bëjnë presion se do t’i gjejnë dhe do t’i ndëshkojnë.

GRUPI I TIFOZËVE “KOMITËT” – “Për herë të fundit po bëjmë thirrje për një protestë të qetë, ndërsa për periudhën e ardhshme ata le ta mendojnë. Neve nuk na frikësojnë arrestimet dhe presionet. Ja një mesazh deri tek ata që cilët po na kërcënojnë : Ne nuk jemi as ‘Regjimi’ e as ‘Revolucioni i larmë’, ne jemi ‘Komitët’ dhe do t’u gjejmë, ndërsa pjesën tjetër sigurisht e keni lexuar në librat e historisë”

Tifozët nacionalistë maqedonas kanë shkruar më tej se ata nuk janë të paguar për këtë protestë, por se e kanë obligim moral që ta mbrojnë atëdheun.

GRUPI I TIFOZËVE “KOMITËT”-“Mbani mend. Lufta jonë është për ta ndryshuar mentalitetin e politikanëve që t’i mësojmë t’i vlerësojnë dhe mbrojnë interesat e popullit maqedonas, e jo t’i shesin. Askush nuk është më i fortë se populli i bashkuar. Dilni pa frikë në rrugë”thuhet më tej

Baby Boo