Italia publikon statistika/ Bum të shëruarish, 3786 raste të reja


Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i personave që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit është 525 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22170.

Numri i rasteve të reja me Koronavirus është 3786, ndërsa numri i të shëruarve ka qenë shumë i lartë, plot 2072 persona duke e çuar në 40164 numrin e përgjithshëm.

Pas katër ditësh rënie, numri i rasteve të reja ka pasur një rritje prej 1119 personash.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 142496. Numri i rasteve aktive është 106607.

Baby Boo