Tifozëritë shqiptare pajtohen para varrit të Adem Jasharit (FOTO)


Dy tifozëritë të skuadrave shqiptare nga Maqedonia e Veriut i shtrinë dorën e pajtimit njëri-tjetrit. “Ballistët” e Shkendijës së Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit përfundimisht bënë “paqe”. Kjo ndodhi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” para varrit të komandantit legjendar.

Pajtimi i tyre u bë me ndërmjetësimin e humanistit Halil Kastrati, hoxhës Fatmir Latifaj dhe ish-kryetarit të Skenderajit Bekim Jashari. Të dyja tifozëritë e patën një inicident mes tyre në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ata të Shkupit, shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i su*lmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

Baby Boo